Millanoviq: Vendimi për Sheshelin nuk do ta destabilizojë rajonin

Zagreb, 31 mars 2015 (MIA) - Kryeministri kroat Zoran Millanoviq sot deklaroi se vendimi i Tribunalit të Hagës për kthimin e Voisllav Sheshelit në burg nuk do ta destabilizojë rajonin, lajmëroi Fena.

"Kroacia me siguri nuk do të destabilizohet, nëse Kroacia në përgjithësi është pjesë e rajonit, ndërsa Serbia do të tregojë nëse është  demokraci e vërtetë ose varet nga kapricie të tilla. Ajo assesi nuk guxon ta destabilizojë Serbinë dhe për atë deklarata se ajo është goditje për kryeministrin serb për mua është e pakuptueshme", deklaroi Millanoviq në seancën solemne të Parlamentit për shënimin e gjashtëvjetorit të pranimit të Kroacisë në NATO.

Sipas kryeministri kroat bëhet fjalë për vendimin autonom të Tribunalit të Hagës, duke theksuar se edhe vendimi paraprak për lëshimin e Sheshelit në liri të përkohshme ka qenë i paqartë.

"Nuk e kisha të qartë pse është lëshuar nga burgu, por akuza dukshëm nuk është përgatitur mirë. Ajo shkaktoi emocione negative të panevojshme në rajon, dhe në ndonjë mënyrë e solli  qeverinë serbe në pozitë të rëndë, për çka nga një anë e kuptoj. Nga ana tjetër kam pritur reagim më të qartë para disa muajve", theksoi Millanoviq.

Kryeministri kroat theksoi se nuk dëshiron të paragjykojë kundër Sheshelit, por se i qartë është fakti se Shesheli është në mesin e  përgjegjësve për luftën në hapësirën e Ish Jugosllavisë.

"Kjo është fakt dhe asnjë gjykim gjyqësor nuk do ta ndryshojë. Nuk e di nëse guxoj të tregoj se si një njeriu i dëshiroj çdo të mirë, por konsideroj se për disa punë me të vërtetë duhet të përgjigjet", theksoi Millanoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail