Nëse shkon në Beograd, serbët kërkojnë arrestimin e Thaçit

Beograd, 15 prill 2015 (MIA)- Opinioni në Serbi është tronditur nga lajmi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Daçiq, në Prishtinë në konferencën "Western Balkans’ 6", ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat dhe qytetarët serbë kanë reaguar ashpër dhe me mosbesim total ndaj këtij lajmi.

Në portalet e mediave serbe shumë lexues kanë dërguar komente ku kërkojnë arrestimin e ish-liderit politik të UÇK-së, për të cilin shteti serb kishte lëshuar fletëarrest në vitin 1999.

"Ja rasti për ta arrestuar atë në bazë të fletëarrestit”, “A është kjo e mundur!? Kjo Qeveri e ka humbur kompasin tërësisht”, “Ja edhe rasti ideal që krimineli i luftës Hashim Thaçi, i njohur si komandant 'Gjarpri' të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”, “Ky do të ishte poshtërimi më i madh që mund t’i bëjmë vetes”, “Ky është përfundimisht fundi i Serbisë”, “Nëse kjo është e vërtetë, kam vetëm një pyetje: A jeni ju normal? Dërgojeni edhe në Skadarli për ta shijuar muzikë live”.

Analistët vlerësojnë se kjo vizitë do të mund të ndihmonte dialogun dhe shtensionimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail