Gjermania përgatit plan për shpëtim të Greqisë

Berlin, 15 prill 2015 (MIA) - Qeveria federale gjermane punon në plan i cili do të mundësojë që Greqia të mbetet në eurozonë madje edhe në rast të falimentimit, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas gazetës "Di Cajt" koalicioni qeveritar gjerman i përbërë nga CDU-ja e Angela Merkel  dhe SPD-ja e zëvendëskryeministrit Zigmar Gabriel frikësohen se Qeveria në Athinë nuk do të mund të sigurojë para për pagesën e obligimeve të tyre financiare të cilat duhet të vijnë për arkëtim në javët e ardhshme. Nëse ndodh kjo, Banka Qendrore Evropiane,  sipas rregullave të eurogrupit, do të duhet të ndalet me dërgesën e valutës së përbashkët evropiane të Greqisë.

Javën e kaluar Greqia ishte në hap me anulimin e pagesës së borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar që shkaktoi tensione në tregjet dhe mes anëtarëve të eurozonës.

Sipas planit të ri gjerman Banka Qendrore Evropiane  duhet të vazhdojë ta financojë Greqinë nëse vendi falimenton. Që kjo të mund të ndodhë  do të duhet të gjendet mënyrë  që bankat greke të munden pjesërisht të marrin pjesë  në transakcionet financiare madje edhe nëse Banka qendrore e Greqisë shpall falimentim. Parakusht që kjo të ndodhë është Greqia të jetë tërësisht kooperative në kërkesën e reformave nga kreditorët e saj sepse është e mundur që Qeveria e Cipras të insistojë në programet e saj  sociale dhe populistike të cilat vlejnë shumë para.

Sipas analizave, madje edhe nëse ky plan nuk jep fryt dhe Greqia falimenton dhe duhet të dalë nga eurozona vendi  tërësisht nuk do të shkëputet nga BE-ja sepse në këtë rast do të organizohet ndihmë e cila do të mundësojë tranzicion të qetë ndaj valutës së re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail