Erdogan deri te Papa: Mos e përsëritni gabimin me "gjenocidin armen"

Ankara, 15 prill 2015 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e kritikoi deklaratën e papa Françeskut rreth të ashtuquajturit "gjenocid armen" gjatë Perandorisë Osmane dhe i porositi "edhe njëherë të mos e përsërisë këtë gabim".

Reagimi i ashpër i Erdoganit vjen pasi kreu i Kishës katolike gjatë meshës në bazilikën "Shën Pjetri" në Vatikan, e kualifikoi vrasjen masive të armenëve në vitin 1915 si "gjenocid".

Formulimet të cilat i përdori kreu i tanishëm katolik janë tërësisht identike me ato që në vitin 2001 për të njëjtat ngjarje i shfrytëzoi papa i atëhershëm Jovan Pavle i Dytë.

Kjo megjithatë nuk e pengon reagimin e ashpër të Ankarasë zyrtare, e cila në shenjë proteste e tërhoqi nga Vatikani, përfaqësuesin diplomatik.

"Kur liderët politik ose religjioz e luajnë rolin e historianëve, kjo rezulton me përçartje, e jo me fakte", tha Erdogan.

Vitin e kaluar ai shprehu "ngushëllime" për familjet e viktimave, duke i quajtur ndodhitë prej para një shekulli si "mizori". Armenia, megjithatë, e hodhi poshtë idenë e tillë, sepse ishte shmangur fjala gjenocid.

Numri më i madh i historianëve, jashtë Turqisë e shfrytëzojnë këtë term për vuajtjen e civilëve armenë, ndërsa më shumë se 20 vende, midis të cilëve edhe Franca, Rusia, Gjermania dhe Kanadaja e pranojnë përshkrimin e këtyre ngjarjeve si gjenocid.

Qeveria armene pohon se kanë vuajtur 1,5 milionë armenë, përderisa Turqia flet për një numër shumë më të vogël. Për Ankaranë, numri më i madh i viktimave janë vrarë në përleshjet në Luftën e Parë Botërore, e cila ishte në vijim kur kanë ndodhur vuajtjet e armenëve, përderisa për Erevanin viktimat janë një pasojë e marrëdhënies së autoriteteve të atëhershme osmane ndaj popullit armen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail