Europarlamenti i bënë thirrje Turqisë ta pranojë "gjenocidin armen"

Bruksel, 15 prill 2015 (MIA) - Parlamenti Europian sot ka miratuar një rezolutë me të cilën i bënë thirrje Turqisë që ta përdorë "njëqindvjetorin e krimit të osmanlinjëve dhe ta njeh gjenocidin armen", me çka do të kontribuojë për pajtimin mes të dy popujve.

Parlamenti Europian gjithashtu kaloi edhe një amendament që vlerëson mesazhin e Papa Franceskut për genodin osman ndaj popullsisë armene.

Gjatë diskutimit të sotëm në parlamentin europian në Strasburg, u kërkua nga ana e Turqisë që ta njohë dhe ta pranojë genocidin. “E dimë që është e vështire ashtu siç ka qënë e vështirë edhe për Gjermaninë të njohë dhe të pranojë masakrën ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore” deklaroi eurodeputeti rumun Kristian Dan Preda.

Përpara miratimit të saj, presidenti turk Erdogan deklaroi në Ankara se çfarëdo vendimi që do e marrë Parlamenti Evropian rreth pretendimeve të genocidit armen, do të hyjë në një vesh dhe do të dal nga tjetri”.

Erdogan ka thënë se as nuk mund të merret parasysh vendosja e një njolle, një hije që quhet ‘genocid’ ndaj Turqisë.

Rezoluta e propozuar, e përkrahur nga të gjitha grupet politike evropiane, thotë se Parlamenti Evropian i “bashkohet shënimit të njëqindvjetorit të gjenocidit armen si shenj e solidariteti dhe drejtësisë evropiane”. Aty thuhet se Ankara duhet të hap arkivat dhe të merret me të kaluarën e saj, të pranoj genocidin armen dhe të hap rrugën për një ripajtim të sinqerte mes popullit turk dhe armen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail