Turqia e ka hedhur poshtë rezolutën e PE-së me të cilën është thirrur ta pranojë gjenocidin armen

Ankara/Erevan, 16 prill 2015 (MIA) - Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën thirret Turqia që ta pranojë gjeenocidin armen e ka kundërshtuar historinë dhe parimet e drejtësisë, deklaroi ministri turk për Bashkim Evropian, Uolkan Bozgar.

"Turqia doli me thirrje të krijohet komision historik i përbashkët me (Armeninë) për hulumtime shkencore të ngjarjeve prej vitit 1915. Në vitin 2009 me palën armene ishin nënshkruar protokolle adekuate të cilat pastaj ishin tërhequr nga rendi i ditës i Parlamentit armenas. Europarlamenti e përdorë fjalën "gjenocid" si kualifikim juridik edhe krahas asaj që asnjë gjykatë nuk e ka pranuar  vendimin që ngjarjet e vitit 1915 të kualifikohen si gjenocid", tha Bozgar.

Armenia e përshëndeti rezolutën që dje ishte sjellur nga PE-ja, ndërsa është përkushtuar në njëqind vjetorin e gjenocidit armen në Imperinë  e osmanlinjëve, citohet në raportin e shefit armen të diplomacisë Eduard Nallbandijan.

"Me pranimin e kësaj rezolute PE-ja edhe njëherë konfirmon se është përkushtuar në atë t'i mbrojë  të drejtat e njeriut dhe vlerat e përgjithshme njerëzore", plotësoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail