Greqia dhe Rusia negociojnë për blerjen e raketave "C-300"

Athinë, 16 prill 2015 (MIA) - Greqia negocion me Rusinë për blerjen e komplekseve raketore "C-300" dhe specifikacioneve teknike për mirëmbajtjen e tyre, kumtoi ueb faqja greke njuz.in, duke iu referuar medieve ruse për deklaratën e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili ndodhet për vizitë në Moskë.

"Do të kufizohemi në këmbimin e raketave", tha Kamenos transmeton BTA.

Sipas medieve ruse, Rusia dhe Greqia bëjnë negociata për mirëmbajtjen e komplekseve raketore, si dhe për blerjen e raketave të reja "C-300", shtoi ai.

Panos Kamenos precizoi se bisedat kanë të bëjnë vetëm me mbështetjen dhe shërbimin teknik të këtyre komplekseve raketore, të cilat ndodhen në armatimin e armatës greke.

"Deklaratat ishin mjaft të qarta", tha Kamenos për agjencinë greke ANA-MPA dhe shtoi se "Greqia me Rusinë është duke shqyrtuar vetëm çështje lidhur me mbështetjen teknike dhe ndërrimin e raketave, vlera përdoruese e së cilave ka skaduar, për komplekset ekzistuese të mbrojtjes ajrore nacionale, në mesin e të cilave janë edhe komplekset "C-300", ndërsa të tjerat janë tregime të fanta-shkencës".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail