Thaçi i gatshëm të shkojë në Beograd edhe krahas paralajmërimeve për arrestimin e tij

Prishtinë, 16 prill 2015 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson të vizitojë Beogradin javën e ardhshme, pavarësisht nga urdhër-arresti, raporton Reuters, duke shtuar se një arrestim, i cili është i mundshëm, "do të përbënte një incident diplomatik dhe do të zemëronte BE-në, ku aspirojnë të anëtarësohen Kosova dhe Serbia".

Fletë-arresti ndaj Thaçit, daton që nga koha e Sllobodan Millosheviqit, për shkak të pjesëmarrjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por, pas luftës, ky fletë-arrest, i lëshuar aso kohe edhe përmes Interpolit, është shfuqizuar për vendet tjera, përderisa në Serbi, prokurori serb ka bërë me dije se mbetet ende në fuqi.

Edhe pse muajin e kaluar piu kafe në Prishtinë me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Beogradi pëlqen të mbajë distancë me diplomatin kosovar, ndërsa beson se qeveria serbe do të ballafaqohet me kërkesat e ultranacionalistëve që ta burgosin Thaçin nëse më 24 prill arrin në Beograd në Konferencën "Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me moton: "Së bashku mund të bëjmë edhe më mirë", të cilën e organizon "Komiteti i Edukimit të të Rinjve".

“Thaçi mori një ftesë dhe është gati që të shkoj në Beograd. Tani është në duart e autoriteteve në Beograd nëse ai do të shkoj”, tha për Reuters, këshilltari i diplomatit kosovar, Ardian Arifaj.

Prania e tij, sipas vlerësimit të Reuters, kërkon një organizim të madh të forcave të sigurisë së shtetit serb.

Me këtë rast shefi i diplomacisë së Kosovës nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviq, por sipas Blic, Thaçi "do të mund të arrestohet".

Me gjithë paralajmërimet e autoriteteve serbe, ftesës së Organizatës Joqeveritare, “Komiteti i Edukimit të të Rinjve”, zëvendëskryeministri Thaçi i është përgjigjur në parim pozitivisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail