Policia e Athinës i ka shpërndarë anarkistët që e kanë okupuar Rektoratin

Athinë, 17 prill 2015 (MIA) - Nata e kaluar ka rikthyer protestat e dhunshme në qendër të Athinës. Disa dhjetëra protestues u përleshën me policinë në lagjen "Eksarxia” të kryeqytetit grek.

Sipas policisë, grupe anarkistësh që mbajnë të bllokuara prej shumë ditësh godinat e universiteteve qendrore të Athinës, hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të forta kundër policisë, e cila ishte në zonë.

U shkatërruan disa dhjetëra vitrina dyqanesh dhe disa makina. Prej përleshjes u plagosën disa policë, ndërsa autoritetet thanë se kanë ndaluar disa dhjetëra persona. Ata u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Athinës, prej nga ku do i dërgohen gjykatës për masë sigurie.

Policia ndërhyri gjatë orëve të natës për të liruar të gjitha ambientet që mbahen të bllokuara prej anarkistëve prej gati 20 ditësh. Kjo është një prej netëve më të dhunshme që ka përjetuar kryeqyteti grek që me ardhjen në pushtet të radikalëve të Syriza-s gati tre muaj më parë.

Më herët, ministri plotësues i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Panusis, deklaroi se kërkohet ndërhyrja e kryeministrit Aleksis Cipras për të urdhëruar masa ndaj grupimeve anarkiste që operojnë në vend dhe që kohët e fundit kanë krijuar mjaft probleme sigurie në qytetet e mëdha të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail