Fqinjët e Greqisë i vendosin nën karantinë filialet e bankave të tyre

Athinë, 17 prill 2015 (MIA) - Fqinjët e Greqisë i vendosin nën karantinë të gjitha filialet e bankave greke për ta zvogëluar në minimum rrezikun nga rimëkëmbja e sistemeve kreditore personale, në rast se nuk kanë sukses negociatat midis Athinës dhe kreditorëve të saj të huaj, informon agjencia DPA, duke i cituar tekstet në gazetën greke "Katimerini".

Bankat qendrore të Shqipërisë, Bullgarisë, Qipros, Rumanisë, Serbisë, Turqisë dhe Maqedonisë i kanë detyruar filialet bankare greke t'i zvogëlojnë në zero transaksionet e tyre me letrat greke me vlerë, huatë dhe bonot shtetërore.

Vendimi vjen si përshtypje e negociatave për arritjen e marrëveshjes për ndihmë të re të shpëtimit për Greqinë. Marrëveshja është e nevojshme që të zhbllokohet ndihma prej 7,2 miliardë euro, që ka mbetur nga programi i tanishëm i shpëtimit, të siguruar nga Komisionit Evropian, Bnaka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar ndërkombëtar.

Komisioni Evropian dje kumtoi se përparimi në negociata është i pakënaqshëm para takimit të ministrave të financave nga eurozona, i caktuar për më 24 prill.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail