Gjermanët nuk i besojnë Ciprasit

Berlin, 17 prill 2015 (MIA) - Tink-tenku londinez "Evropa e hapur" sot e transmeton lajmin e agjencisë gjermane të lajmeve DPA, sipas të cilit, shumica e gjermanëve nuk besojnë se Qeveria e SYRIZA-s mund t'i zbatojë reformat e kërkuara në Greqi, lajmëroi korespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas anketës, e cila ende nuk është publikuar zyrtarisht, tre të katërtat apo 75 për qind e gjermanëve konsiderojnë se Qeveria e kryeminsitrit grek, Aleksis Cipras nuk mund t'i zbatojë reformat. Përkundër tyre, 19 për qind konsiderojnë se Cipras mund t'i përmbushë kërkesat e kreditorëve, ndërsa 5 për qind nuk kanë qëndrim për këtë çështje.

Edhe pse gjermanët e kanë të qartë se falimentimi i Greqisë do të shkaaktojë probleme serioze edhe për BE-në e edhe për Gjermaninë, rezultatet e anketës do të mund të kryenin presion shtesë ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila edhe në radhët e partisë së vet po përballet me deputetë të cilët konsiderojnë se ndihma financiare për Greqinë është "fuçi pa fund".

Disa prej tyre konsiderojnë se është më mirë që Greqia të shpallë falimentim, të vendosë valutë të re dhe me konkurrencë të përmirësuar të prodhimeve të veta dhe turizmit të dalë nga kriza.

Informatat për mosbesimin e gjermanëve në potencialin e Qeverisë në Athinë dalin në të njejtën kohë me kumtesat e Fondit monetar ndërkombëtar, Komisionit evropian dhe Eurozonës, të cilat treguan pakënaqësi nga sjellja e Qeverisë së Ciprasit, duke kërkuar që Greqia t'i përshpejtojë reformat dhe të arrijë marrëveshje me kreditorët e vet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail