"Ekonomist": Ballkanasit marrin pjesë në luftërat në Ukrainë dhe Siri

Londër, 17 prill 2015 (MIA) - Shtetas të vendeve nga Ballkani Perëndimor janë përfshirë në konfliktet ushtarake në shtrirjen nga Deti Azov e deri në Alepo, që po shkaktoni brengosje tek qeveritë e tyre, të cilat madje sollën ligje me të cilat pjesëmarrjen në luftëra në shtete të tjera e shpallën vepër penale, kumtoi gazeta londineze "Ekonomist".

Magazina pohon se serbët u janë bashkangjitur forcave proruse në Ukrainë, kroatë luftojnë në anën e forcave qeveritare ukrainase, derisa shumica e myslimanëve ballkanik luftojnë në Irak dhe Siri në rradhët e grupeve islamiste.

"Për kroatët dhe serbët lufta ukrainase është reprizë e përleshjeve të tyre në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,  aventurë ose nisje kryqëzate", citon "Ekonomist".

Sipas gazetës, duke besuar se udhëheqin luftë kryqëzate, serbët përfshihen në  grupe të vogla  ultranacionaliste në Ukrainë, të cilat e urrejnë Qeverinë e tyre, e urrejnë BE-në dhe e kundërshtojnë anëtarësimin e vendit të tyre në NATO.

"Të njejtë janë edhe kroatët në bataljonin ukrainas "Azov", njësi e diskredituar e njohur sipas simboleve naziste, e cila tërhoqi vullnetarë nga e gjithë Evropa", shtoi "Ekonomist".

Sipas hulumtuesit polak Kasper Rekavec në çdo anë të konfliktit ukrainas  luftojnë rreth 300 shtetas të huaj, mes tyre edhe qindra serb dhe rreth 25 kroatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail