Tërhiqet ftesa për Hashim Thaçin për konferencën e Integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor në Beograd

Beograd, 20 prill 2015 (MIA) - Organizata joqeveritare “Ambasadorët e Paqes” kanë tërhequr ftesën për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrje në konferencën e Integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor në Beograd më 24 prill, njoftoi bordi i kësaj OJQ-je.

Organizatorët, siç transmeton Telegrafi, pohojnë se kanë tërhequr ftesën për shkak se diplomatit kosovar i është bërë një presion i madh për arrestim, por edhe mos shfaqjes së gatishmërisë së shtetit serb për t'i siguruar ardhjen në Beograd.

Gjithashtu, theksojnë sre kanë besim se institucionet kompetente do të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe do të veprojë në bazë të kallëzimit penal, përkatësisht do ta arrestojnë Thaçin.

"Që nga momenti kur në media u publikua një version zyrtar i rendit të punës, kemi pasur presione të mëdha nga politika dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por dhe individët që konferenca mos të mbahet me praninë e diplomatit kosovar", shkruan në njoftimin e kësaj OJQ-je.

Gjithashtu ftesat i është anuluar edhe ministrave të punëve të jashtme të Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail