Kryetari i Akademisë së Shkencave i Shqipërisë kundër ndryshimit të kufijve

Tiranë, 20 prill 2015 (MIA) - Kryetari i Akademisë shqiptare të Shkencave, Muzafer Korkuti është kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Akademiku Korkuti thotë se ka kaluar koha e ndryshimit të kufinjëve dhe se tani nevojitet bashkërisht të shkohet drejt Evropës.

"Unë do t'i citoj fjalët e kryetarit të Gjermanisë Vaiseker në fillim të viteve të 90-ta. Një kolegë e pyeti se çka mendon ai për Kosovën pasi ishte i interesuar të dëgjojë diçka më shumë nga një person siç ishte Vaiseker në atë kohë. Ai iu përgjigj: shih kufijtë janë këtu, gurët kufitare që e shënojnë kufirin janë këtu. Këta gurë do të shkojnë nëntokë dhe shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës do të shkojnë dhe vijnë nga aspekti kulturor dhe ekonomik, por këta gurë do të jenë atje poshtë në tokë, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kufinjve. Pra, kjo është zgjidhja, kjo është rruga e Evropës, do të thotë rruga drejt Evropës së bashkuar dhe jo drejt ndryshimit të kufinjve, ka deklaruar Korkuti për televizionin Ai raport.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail