Ahmet Dautogllu: Turqia "e ndan dhimbjen" me armenët për ngjarjet prej para 100 viteve

Ankara, 21 prill 2015 (MIA) - Kryeministri turk Ahmet Dautogllu deklaroi se Turqia e "ndan dhimbjen" me armenët, paraardhësit e të cilëve janë vrarë para njëqind viteve, në kohën e Perandorisë së atëhershme osmane.

Dautogllu kumtoi se më 24 prill, në njëqind vjetorin e deportimit dhe vrasjes së armenëve, në Stamboll do të mbahet përkujtim i duhur, që do të jetë rasti i parë i tillë në Turqinë bashkëkohore.

Politika e Ankarasë zyrtare rreth interpretimit të atyre ngjarjeve, megjithatë edhe më tej mbetet e pandryshuar dhe e vendosur në qëndrimin se vrasja e armenëve prej para një shekulli nuk ka qenë gjenocid.

Kryeministri turk, megjithatë, insistoi se Turqia me respekt të plotë kujton në ato ndodhi dhe e "ndan dhimbjen" me nipërit dhe fëmijët e armenëve osmane të cilët e kanë humbur jetën gjatë deportimit në vitin 1915.

Deklarata e Dautogllut dhe paralajmërimi për shënimin e përkujtimit të ndodhive me armenët prej para njëqind viteve, vjen pas kritikës së ashpër të javës së kaluar që për Papa Françeskun e dha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Rreth 1,5 milionë armenë janë vrarë gjatë deportimit dhe likuidimeve që ndaj tyre i kanë kryer ushtarët osmanlinj. Për autoritetet në Erevan edhe më herët edhe tani, bëhet fjalë për gjenocid ndah popullit armen, që çka ashpër kundërshtojnë historianët dhe politikanët turq.

Ata pohojnë se nuk ka pasur gjenocid, por se gjatë deportimit masiv, që ka ndodhur, përderisa ende ka zgjatur Lufta e Parë Botërore, përveç armenëve janë vrarë edhe turq etnikë.

Numri më i madh i historianëve jo turq, këto ngjarje tragjike i shënojnë si gjenocid, ndërsa kështu i pranojnë edhe njëzetë shtetet në botë, midis të cilave Franca, Kanadaja, Rusia, Italia, Belgjika, Argjentina dhe Uruguai, ndërsa prej dje edhe Gjermania.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail