Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq nga fundi i majit do të vizitojë Tiranën

Bruksel, 21 prill 2015 (MIA) - Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se nga fundi i muajit maj do të vizitojë Tiranën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur takimet në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq. Ky takim bilateral është zhvilluar me ndërmjetësimin e komisionerit të zgjerimit, Johanes Han.

Në fokus të takimit janë një sërë marrëveshjesh bashkëpunuese mes dy vendeve në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Biseda mes dy kryeministrave u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit perëndimor, të cilat do të paraqiten në takimin e sotëm mes drejtuesve të këtyre vendeve dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.

Projektet më konkrete për të cilat dy kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre të plotë ishin autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug të vendit tonë.

Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail