Thaçi në Slloveni, për takim me homologët e tij

Prishtinë, 23 prill 2015 (MIA) - Me ftesë të homologut të tij slloven, zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, sot do të marrë pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni, ku do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.

"Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin njëditor të Bërdos në Slloveni do të jetë edhe Komisari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE-së, Johannes Hahn".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail