E pashmangshme nevoja për Kushtetutë të re, konsideron kryetari i Gjykatës Kushtetuese turke

Ankara, 27 prill 2015 (MIA) - Turqia ka nevojë për Kushtetutë të re dhe të gjitha partitë politike të përfshira në përbërjen e saj duhet t'i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe të arrijnë koncenzus, deklaroi sot kryetari i ri i Gjykatës kushtetuese Zuhtu Arslan, cituar nga TASS.

"Në nivel të zhvillimit ekonomik dhe politik që e arriti vendi ynë, Kushtetuta e re tregohet si nevojë e pashmangshme", potencoi Arslan duke mbajtur fjalim para anëtarëve të Gjykatës kushtetuese dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit Ahmet Davutogllu.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese këtë e deklaroi në fjalimin me rastin e 53 vjetorit të formimit të gjykatës, potencon TASS.

Arslan gjithashtu, theksoi se Kushtetuta nuk është "shkop magjik" dhe që të punojë mirë nevojiten "komentues me përvojë dhe përmbarues".

Ai e nënvizoi vlerën e respektimit të rregullave demokratike dhe lirive të qytetarëve dhe të parimit të obligueshëm të pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërsa njëkohësisht vlerësoi se pa ndihmën e organeve tjera të pushtetit shtetëror sistemi gjyqësor vetëm nuk do të zgjidh asnjë problem.

Përgatitja për Kushtetutën e re është nga projektet strategjike të Partisë qeveritare për drejtësi dhe zhvillim. Në këtë çështje është punuar më shumë se një vit e gjysmë. Në komisionin parlamentar për përpunimin e projekteve për Kushtetutë të re ishin përputhur më shumë se 60 anëtarë, por puna e komisionit ishte ndërprerë për shkak të pamundësisë për arritje të koncenzusit me opozitën.

Sipas përfaqësuesve përgjegjës të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në zgjedhjet parlamentare më 7 qershor partia ka për qëllim në mënyrë aktive ta ripërtërijë aktivitetin për përpunim të kushtetutës së re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail