Opozita greke kërkon dorëheqjen e ministrit Janis Varufakis

Athinë, 27 prill 2015 (MIA) - Dora Bakojani, deputetja me ndikim nga partia kryesore opozitare greke Demokracia e Re, kërkoi që ministri i Financave Janis Varufakis të japë dorëheqje, duke deklaruar se ai "është barrë" për kabinetin qeveritar dhe me këtë rast e akuzoi për "minimin e interesave kombëtare të vendit", kumtoi gazeta "Vima".

Bakojani për televizionin lokal "Skaj" shqiptoi kualifikime të rënda për Varufakis, duke deklaruar se ai do të tërhiqet nga funksioni nëse ka "edhe pak ndjenjë për patriotizëm".

"Varufakis është barrë, është i zënë me narcisizëm dhe jeton me mendimin se është qendra e hapësirës. Më së mirë që mund të bëjë është që të japë dorëheqje, për ta lehtësuar kryeministrin Cipras", shtoi Bakojani.

Deputetja greke, e cila në të kaluarën ishte ministre e Punëve të Jashtme, kryetare e Athinës dhe kryesonte parti politike, për "Skaj" shprehu mendim se Qeveria e Ciprasit ka mundësi ta arrijë marrëveshjen me kreditorët dhe ta sigurojë financimin normal të Greqisë.

Ajo, megjithatë konsideron se kryeministri Cipras nuk do të shkojë në zgjedhje të reja për të dalë nga situata e tanishme e vështirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail