Deri në falimentimin e Greqisë edhe dy javë, pohojnë mediumet gjermane

Berlin, 27 prill 2014 (MIA) - Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili mbrëmë në telefon ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me shefin e eurogrupit Jerun Diselblum, sipas informatave të gazetës Bild, ka tentuar t'i bind që të japin ndihmë të re për Greqinë, së cilës, siç theksohet, për dy javë i kanoset familentimi.

"Qeveria e Greqisë nuk ka më para, falimentimi shtetëror është rrezik në dy javët e ardhshme", thekson gazeta, duke transmetuar deklaratë të diplomatit nga Bashkimi Evropian.

"Greqia në flakë, ata nuk kanë asnjë pikë ujë për ta shuar zjarrin. Situata është më se dramatike", ka theksuar burimi.

Ai pohon se Greqia nuk mund ta kthej kredinë dhe se nuk është e qartë nëse pensionet dhe rrogat do të mund të paguhen në tërësi.

Cipras dhe Merkel mbrëmë në telefon janë dakorduar që të mbajnë kontakte gjatë kohës së negociatave të Greqisë dhe të kreditorëve të saj që të arrihet marrëveshja për borxhin grek.

Në takimin e ministrave të financave në eurozonë në Rigë, kushtuar Greqisë, e mbajtur fundjavën e kaluar, ishte shfaqur shpresa se kritikat dërguar për këtë forum do ta përshpejtojnë procesin e reformave që Athina duhet t'i zbatojë për të marrë 7,2 miliardë euro kredi shpëtimtare nga pakoja e ndihmës ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail