Shtajnmaer: Nga Serbia dhe Kosova kërkohet kompromis

Prishtinë, 28 prill 2015 (MIA) - Në procesin e dialogut është arritur progres historik mes Kosovës dhe Serbisë, por ka akoma çështje të hapura, të cilat tani duhen sqaruar shumë shpejt, thotë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmaer, i cili të martën viziton Beogradin dhe Prishtinën, dhe "do t’i inkurajojë qeverinë serbe dhe atë kosovare të shfaqin gatishmërinë e nevojshme për kompromis dhe vendosmëri".

Kështu ka thënë Shtanmajer në një intervistë ekskluzive për "Kohën Ditore", në prag të vizitës së tij, në të cilën përveç për procesin e dialogut, flet edhe për njohjet e munguara të pavarësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe për situatën e vështirë ekonomike në Kosovë dhe rrugëdaljes prej saj.

Shtajnmaer po ashtu ka shprehur edhe besimin e Qeverisë në Berlin se Parlamenti i Kosovës do të votojë në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për të gjykuar rastet nga Raporti i Dik Martit, ndërsa në lidhje me dyshimet për korrupsion dhe politizim të EULEKS-it, ka theksuar se Berlini angazhohet për sqarim pa rezerva të këtyre akuzave...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail