Qetë në Zvornik, njësitë speciale të obliguar për sigurinë në qytet

Zvornik, 28 prill 2015 (MIA) - Nëpër rrugët e Zvornikut sot në mëngjes është qetë, por është vërejtur prani e përforcuar e njësive speciale në qytet, pasi mbrëmë një person i armatosur e sulmoi një stacion policie, duke vrarë një polic dhe ka plagosur dy të tjerë.

Gjendja shëndetësore e dy policëve të plagosur sot në mëngjes është stabile.

Sigurim special është vendosur në shkolla dhe kopshtet e fëmijëve, ndërsa prani më e madhe e pjesëtarëve të forcave të sigurimit është vërejtur edhe në ndërtesën policore ku ka ndodhur sulmi.

Banorët e Zvornikut nuk dëshirojnë të flasin për ndodhitë e djeshme. Në qytet nuk është vërejtur tension i veçantë, ndësa prania e përforcuar policore dukshëm i qetëson qytetarët.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska, Dragan Lukaç prej mbrëmë gjendet në Zvornik dhe kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë të qetë. Ai konfirmoi se sulmuesi është një 24 vjeçar me emrin Nerdin Ibriq nga Sapno, në afërsi të Zvornikut dhe sipas informacioneve, me të cilat deri më tani disponon policia, bëhet fjalë për sulm terrorist.

Kryetari i komunës së Zvornikut, Zoran Stefanoviq shfaqi shpresë se bëhet fjalë për akt individual dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës Sërpska të mbesin të qëndrueshëm dhe të mos e shfyrtëzojnë fjalën e urrejtjes nëpër rrjetet sociale.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BeH, Valentin Incko e dënoi sulmin e mbrëmshëm dhe theksoi se ky sulm, si dhe ato të cilat janë kryer para disa viteve ndaj stacionit policor në Bugojno dhe ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, janë "paralajmërimi i fundit". Ai vlerësoi se sulmi në Zvornik do të ketë "paraqitje të keqe në botë", por potencoi se "qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail