Kreditorët do të kërkojnë masa plotësuese nga Greqia që të sigurojë tre miliard euro

Athinë, 28 prill 2015 (MIA) - Largësia e cila e ndan Athinën nga Brukseli në negociata bëhet e madhe, veçanërisht që përfaqësuesit evropianë vlerësojnë se Greqia do të duhet të premtojë masa plotësuese këtë vit, me qëllim që të arrijë marrëveshje me kreditorët për shifrat fiskale dhe makroekonomike.

Këtë sot e shkruan "Katimerini" duke theksuar se kreditorët do të kërkojnë zbatim të masave plotësuese që të sigurohen tre miliardë euro, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

Gazeta citon burime sipas të cilave Brukseli pret që ekonomika greke këtë vit të ketë rritje mes zero dhe 0,5 për qind në rastin më të mirë, derisa bilansi primar buxhetor do të lëvizë mes zeros dhe deficitit prej 0,5 për qind nga BPV-ja. Dhe gjithë kjo në kushte që tatimi special i pronës ENFIA të vazhdojë të zbatohet ashtu siç ishte në vitin 2014, klauzola për zero deficit të vazhdojë të vlejë për fondet plotësuese pensionale, si dhe të mos ketë bono të Krishtlindjeve të cilin Qeveria e premtoi.

Sipas kreditorëve, që të arrihet suficit primar prej 1,5 deri në dy për qind, Qeveria greke "do të duhet të ndërmarrë masa në vlerë prej tre miliardë eurove".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail