Dragasakis u takua me kryetrai e BQE-së, Dragi

Athinë, 6 prill 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri grek Janis Dragasakis mbrëmë u takua me kryetarin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi në Frankfurt.

Sipas BQE-së, të dyja palët kanë biseduar për gjendjen aktuale të ekonomisë greke dhe e shqyrtuan përparimin në negociatat të cilat po zhvillohen në Bruksel, përderisa Dragasakis shtoi se marrëveshja është "një qëllim i vërtetë".

"Kishim bisedime konstruktive me Mario Dragin. Biseduam për gjendjen e ekonomisë greke dhe për përparimin në negociatat. Delegacioni grek, mysafirit Dragi ia shprehu qëndrimin se arritja e marrëveshjes është një qëllim i vërtetë dhe i dukshëm, me kush që të gjitha institucionet të veprojnë në mënyrë konstruktive", tha Dragasakis pas takimit në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministri për marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike Euklis Cakallotos.

Disa burime tjera qeveritare gjithashtu konfirmuan se takimi është mbajtur "në klimë të mirë".

Takimi u mbajt vetëm një ditë para se këshilli kushtetues i BQE-së të vendos për atë nëse edhe më shumë do ta zgjerojë ndihmën për likuiditet urgjent në Greqi edhe krahas spekulimeve se edhe BQE-ja do të kryejë presion ndaj Athinës. Greqia, megjithatë, shpreson se do ta bindë BQE-në që ta rrisë kufirin e saj të lartë prej 15 miliardë euro për nivelin e bonove shtetërore të cilat mund të jepen dhe t'u mundësojnë bankave lokale ta rrisin ekspozimin e tyre në këtë lloj të borxhit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail