"Tudejs zaman": Armata turke nuk dëshiron të involvohet në luftën e Erdoganit

Ankara, 15 maj   2015 (MIA) - Armata turke refuzon të in volvohet në luftën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan me të ashtuquajturën "strukturë paralele", kumtoi "Tudejs zaman".

Shtatmadhoria e armatës turke i ka kundërshtuar ndryshiemt e propozuara në dokumentin kyç për strategjinë ushtarke. Qëllimi ka qenë të futet formulacioni rrezik i sigurisë nga "struktura jolegale të fshehura si objekte juridike".

Termi "strukturë paralele" përdoret nga Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) për lëvizjen e imamit Fetullah Gylen, për të cilën pohojnë se është në komplot me strukturat shtetërore kundër Qeverisë.

Burime të armatës  pohojnë se përfaqësuesit e SHM në takimin e Këshillit për siguri nacionale më 29 prill refuzuan të vendoset formulacioni edhe krahas insistimit të Erdoganit.

Përfaqësuesit e armatës pohonin se rreziku i cekur është i paqartë, si dhe se SHM nuk ka autorizime të grumbullojë informata zbuluese për civilë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail