Hetim në Kosovë kundër të gjithëve të cilët kohën e fundit e kanë kaluar kufirin me Maqedoninë

Prishtinë, 15 maj 2015 (MIA) - Autoritetet e rendit në Republikën e  Kosovës kanë njoftuar se kanë realizuar një operacion bastisjesh në disa rajone të vendit, përfshirë këtu edhe në shtëpitë që u takojnë familjeve të personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Madje, thuhet se kushdo që e ka kaluar kufirin me Maqedoninë së fundmi do t’i nënshtrohet procedurave hetimore, por nuk është saktësuar periudha e saktë kohore.

Autoritetet në Maqedoni kanë thënë se 23 pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase, janë shtetas nga Kosova.

Përplasja e armatosur në Kumanovë ka shpërthyer më 9 maj dhe ka përfunduar të nesërmen, me datën 10, me 22 të vrarë - 14 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail