Në Tiranë takim i ministrave të punëve të brendshme nga Ballkani

Tiranë, 19 maj 2015 (MIA) - Në Tiranë sot fillon takimi dyditor i ministrave të punëve të brendshme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet për terrorizmin, bashkëpunimin për parandalimin e tij, si dhe për çështje të tjera të sigurisë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, në takim, i cili pason pas atij të organizuar muajin e kaluar në Uashington nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit, do të marrin pjesë përfaqësues nga dymbëdhjetë vende, ku, përveç nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë edhe delegacione të vendeve nga BE-ja dhe SHBA-ja, përfaqësues i të cilëve është zëvendës sekretarja shtetërore për siguri civile, Sara Seval.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në prag të takimit, për Zërin e Amerikës foli për masat e ndërmara nga ana e vendit të tij për parandalimin e terrorizmit dhe përfshirjen e shtetasve shqiptarë në konfliktet ushtarake jashtë vendit.

"Masat të cilat i ndërmorëm në Shqipëri çuan drejt asaj që sot të flasim për numër zero të personave të cilët nisen për të marrë pjesë në luftë, e cila nuk është e jona. Këtu gjithsesi është ndryshimi i kodit penal me të cilin parashihen dënime të larta me burg për ata të cilët do të marrin pjesë në luftëra të huaja. Megjithatë, kjo nuk mjafton për Shqipërinë, siç nuk mjafton edhe për rajonin", deklaroi Tahiri.

Mysafirja e lartë amerikane mbrëmë u takua me shefin e shtetit shqiptar, Bujar Nishani.

"Jam i bindur se samiti i parë dyditësh, kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, do t'i përcaktojë qartë masat e ardhshme për bashkëpunim ndërmjet aktorëve lokal, rajonal dhe lobal dhe do të arrihet marrëveshje për strategjinë e domosdoshme në atë drejtim", deklaroi Nishani.

Nga ana e vet, Seval e vlerësoi lartë gatishmërinë e Shqipërisë për të organizuar takime të këtilla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail