Erdogani paralajmëroi rritje të investimeve turke në BeH

Sarajevë, 201 maj 2015 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij dëshiron t'i përforcojë lidhjet ekonomike dhe politike me Bosnjën e Hercegovinën, ku deri tani ka investuar 50 milionë euro dhe planifikon të investojë edhe 25 milionë euro.

Erdogan sot arriti në Sarajevë i shoqëruar nga një numër i madh i ministrave dhe biznesmenëve, të cilët nënshkruan disa marrëveshje për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve.

Presidenti boshnjak Mladen Ivaniq dekalroi se eksporti i rritur i ushqimit dhe mallrave të tjerë nga BeH ndaj Turqisë duhet të krijojë vende të reja pune, posaçërisht për shkak të faktit se prodhimi i qumështit në vend ka problem të madh me eksportin në BE.

Erdogan theksoi se pret bashkëpunim në industrinë për armë, turizëm dhe zhvillim të infrastrukturës.

Turqia deri tani ka kthyer në BeH 141 persona nën dyshimin për lidhje të tyre me terrorizëm, deklaroi Erdogan, në konferencë për shtyp pas takimit me anëtarët e gjyqësisë boshnjake. Bëhet fjalë për njerëz për të cilët janë mbledhur informacione zbulimi, se përmes territorit të Turqisë janë përpjekur të largohen në Siri dhe Irak dhe të kyçen në grupet terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail