Blendi Klosi emërohet Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë

Tiranë, 21 maj 2015 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama emëroi sot, Blendi Klosin si ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njofton ATSH-ja.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se "Blendi Klosi do të jetë ministri ynë i ri i Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj".

Sipas procedurave ligjore, propozimi i kryeministrit për emërimin e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës, dekret i cili miratohet më pas nga Kuvendi i Shqipërisë.

Blendi Klosi zëvendëson në këtë post Erion Veliaj, i cili kandidon për kreun e bashkisë së Tiranës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail