"Takim konstruktiv" i Cipras me Merkel dhe Oland

Rigë, 22 maj 2015 (MIA) - Takimi i mbrëmshëm mes kryeministrit grek Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Fransoa Oland u mbajt në "atmosferë konstruktive", njoftuan burime qeveritare greke.

Siç njofton korrespondeti i MIA nga Athina, tre udhëheqësit ranë dakord se është arritur përparim i konsiderueshëm dhe janë përqendruar në çështje të pazgjidhura.

Sipas disa burimeve, kryeministri grek foli për perspektivat e vendit nga kriza, nëse arrihet marrëveshje afatgjate. Nga ana e saj, Merkel dhe Oland theksuan se ata e kuptojnë nevojën për një marrëveshje të tillë dhe kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, madje edhe personalisht, që së shpejti të arrihet marrëveshje.

Cipras sot do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker me të cilin do të diskutojë për rrjedhën e negociatave me kreditorët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail