Inteligjenca turke ka ndihmuar në transferimin e armëve për islamistët në Siri

Ankara, 22 maj 2015 (MIA) - Pjesëtarë të Agjencisë Sekrete Shtetërore turke kanë ofruar ndihmë në transferimin e paligjshëm të armëve dhe municionit për grupet islamike në Siri, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar dëshmisë në gjykatë të anëtarëve të xhandarmërisë turke.

Sipas deklaratës së tyre, në nëntor të vitit 2013 dhe në janar të vitit 2014 një grup nga shërbimi sekret kanë shoqëruar dy karvane me nga katër kamionë përplot me armë dhe pajisje ushtarake të cilët më vonë janë transferuar në territorin sirian nën kontrollin e grupeve islamike.

Kamionët kanë qenë në rajonin Adana dhe rasti është zbuluar kur policia ka ndaluar njërin nga makinat dhe ka zbuluar se çka ka brenda. Automjetet tjera kanë kaluan kufirin, pasi kanë intervenuar operativët e agjencisë së inteligjencës.

Ata u janë kërcënuan policisë dhe e kanë parandaluar kontrollin e automjeteve të tjera, dhe pastaj nën shoqërimin e tyre ata lirisht kanë kaluan në territorin sirian, shkruan në raportin e seancës gjyqësore nga marrja në pyetje i  xhandarmëve për këtë incident.

Dëshmia e xhandarmëve është në kundërshtim me mohimet e autoriteteve turke, për pretendimet e komunitetit ndërkombëtar, se Ankaraja ka dërguar armë për islamikët në frontin sirian dhe se kanë marrë pjesë në ngritjen e xhihadistëve nga shteti Islamik (SHI) në një forcë kryesore kërcënues dhe luftarake në Siri, Irak dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Damasku zyrtar, por edhe disa aleatë perëndimor turq që më parë pretendonin se Turqia, në përpjekjen për të larguar nga pushteti presidentin Bashar al-Asad, lejon transportin e armëve dhe transferimet e njerëzve nëpërmjet kufijve të saj, të cilat kanë përfunduar tek xhihadistët.

Ankaraja jo vetëm që i kundërshton akuzat për armatosjen e grupeve islamike në territorin e Sirisë, por pohon se muajt e kaluar "dukshëm është përforcuar" kontrolli mbi linjën kufitare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail