Jorgos Papandreu propozon referendum për kompromis të mundshëm me kreditorët

Athinë, 22 maj 2015 (MIA) - Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu propozon të organizohet referendum për ratifikimin e kompromisit të mundshëm me kreditorët e vendit të tij, duke shfaqur bindje se në të grekët do të votojnë "për", sepse "dëshirojnë të mbeten në eurozonë", publikoi gazeta "Ta nea".

Qeveria duhet të arrijë kompromis me partnerët evropianë dhe më pas ta vendosë për t'u deklaruar në referendum. Nëse ka marrëveshje me kreditorët, grekët do të votojnë "për", deklaroi Papandreu në konferencën në Lisbonë.

Ish-kryeminsitri grek potencoi se "shumica e madhe e grekëve dëshirojnë që vendi i tyre të mbetet në eurozonë edhe përkundër vuajtjeve që po i përjetojnë nga ajo, sepse euron e konsiderojnë për valutë stabile".

"Nëse grekët thonë 'po', ne si vend do ta realizojmë këtë program dhe kjo do t'i qetësojë tatimpaguesit gjermanë", deklaroi Papandreu para gazetarëve në Lisbonë.

Ai potencoi se "koha po bën presion, sepse vendi rrezikon që në fund të majit apo të qershorit tashmë të mos mund ta sigurojë pagesën e rrogave të nëpunësve shtetëror".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail