AI: Hamasi ka kryer krime lufte mbi palestinezët

Tel Aviv, 27 maj 2015 (MIA) - Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesti Interneshënall publikoi sot se organizata islamiste Hamas ka kryer krime lufte mbi civilët palestinezë në Rripin e Gazës gjatë luftës së vitit të kaluar kundër Izraelit.

Me ndërprerjen e zjarrit nga fundi i muajit gusht i është dhënë fund përleshjes 50-ditëshe midis militantëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite, në të cilin janë vrarë mbi 2.100 palestinezë, prej të cilëve shumica civilë. Në palën izraelite jetën e kanë humbur 67 ushtarë dhe gjashtë civilë.

"Forcat e Hamasit kanë zbatuar fushatë brutale të rrëmbimit, keqtrajtimit dhe vrasjes së paligjshme të palestinezëve, të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin dhe të tjerë gjatë ofensivës ushtarake izraelite në Gazë", thuhet në raportin e AI.

Zëdhënësi i Hamasit, Fevzi Barhum e kritikoi raportin, duke e vlerësuar si jokorrekt, joprofesional dhe jo të besueshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail