SHBA-ja dhe Kuba arritën marrëveshje për hapje të sërishme të ambasadave në Uashington dhe Havanë

Uashington, 1 korrik 2015 (MIA) - SHBA-ja dhe Kuba, të cilat në dhjetor e publikuan fillimin e afrimit historik, arritën marrëveshje për ripërtërirje të marrëdhënieve diplomatike dhe për hapje të sërishme të ambasadave në Uashington dhe Havanë, deklaroi dje në Uashington një përfaqësues i lartë qeveritar amerikan, njofton BTA.

Pritet që presidenti i SHBA-së Barak Obama dhe sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri sot të japin deklaratë lidhur me këtë çështje.

"Ne zyrtarisht do të publikojmë nesër (e mërkurë) se SHBA-ja dhe Kuba kanë arritur marrëveshje për ripërtërirje të marrëdhënieve diplomatike dhe hapje të ambasadave në kryeqytetet", ka deklaruar përfaqësuesi qeveritar.

SHBA-ja dhe Kuba në dhjetor i publikuan planet për ripërtërirje të marrëdhënieve diplomatike dhe prej atëherë zhvillojnë negociata për hapje të ambasadave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail