Tronditja greke e bursave mori 88 miliardë dollarë nga pasanikët

Uashington, 2 korrik 2015 (MIA) - Rreth 200 prej njerëzve më të pasur në botë kanë humbur 88 miliardë dollarë për shkak të krizës greke vetëm në shtatë ditët e fundit për shkak të "lëvizjes" së indekseve të bursës pas dështimit të takimit të Eurogrupit më 24 qershor në Bruksel, ku kryeministri grek ashpër kritikoi FMN-në.

Nga shuma e përgjithshme e kësaj humbjeje "virtuale", 52.3 për qind janë regjistruar vetëm në një ditë - të hënën më 29 qershor, shkruajnë mediat amerikane.

Mesatarisht, humbjet e çdo miliarderi janë 217.5 milionë dollarë në periudhën nga 24 qershori deri më sot, raporton Le Figaro.

Një pjesë e të pasurve megjithatë kanë përfituar - Afrikani më i pasur ka fituar të hënën e kaluar 639.2 milionë dollarë.

Humbje më të mëdha ka spanjolli Amansio Ortega, themelues i Zara dhe njeriu i dytë më i pasur në botë. Pasuria e tij është vlerësuar në 69,2 miliardë dollarë dhe tani është reduktuar për 3.5 miliardë dollarë.

Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, në një ditë (29 qershor) ka humbur 1.4 miliardë dollarë, ndërsa Varen Bafet ka humbur 1.6 miliardë dollarë, që është shuma të cilën Athina i detyrohet FMN-së.

Për shkak të rënies në bursë në Paris edhe miliarderja franceze Lilijan Betenkurt pronare e Lorealit ka humbje -  financiarisht është "lehtësuar" për 1.1 miliardë dollarë.

Aksionet në bursat evropiane dje u rimëkëmbën pasi Athina dorëzoi propozim të ndryshuar kreditorëve për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail