SHI zhvillon fushatë elektornike për mbështetje në Azinë Juglindore

Kuala Lumpur, 3 korrik 2015 (MIA) - Gjatë disa javëve të fundit në Azinë Juglindore u paraqitën dhjetëra internet sajte dhe bllogje në të cilat me grafikë atraktive dhe përmbajtje postohen mesazhe dhe informata sipas të cilave luftëtarët e grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri pas realizimit të "fitoreve madhështore" jetojnë "pastër dhe në idilën e Kalifatit".

Mesazhet janë të shkruara në gjuhën angleze dhe arabe, por gjithnjë e më shumë po dominojnë postet në gjuhën Bahasa', të cilën e flasin dhe kuptojnë mbi 300 milionë banorë në rajon, pjesëtarë të religjionit islamik.

Mesazhet më së shpeshti janë të dedikuara për të rinjtë, ndërsa vizitorët njëherë të kyçur çdoherë marrin mesazhe dhe informata të reja, pa marrë parasysh se nëse ata sërish janë kyçur në sajtet e Shtetit Islamik.

Sipas Ajub Kanit, drejtor i repartit special malejzian për antiterrorizëm, të gjithë sajtet dhe bllogjet janë hostuar jashtë rajonit, më së shpeshti në SHBA. Nga një ueb sajt janë hostuar nga operatorët në Gjermani dhe Britani të Madhe.

Autoritetet malejziane kot kanë intervenuar duke kërkuar shuarje të vendeve të zbuluaranë të cilat hostohen sajtet islamike, për shkak se siç kumtoi Ajub Kan, të njejtat përmbajtje shumë shpejtë emetohen nga serverë të tjerë.

Policia malejziane pranon se nuk mund të ballafaqohet me propagandën që vjen nga mbështetësit e Shtetit Islamik. Për këtë arsye, në Malejzi policia filloi fushatë masive me të cilën do të shpjegohet nevoja që të rinjtë të mos bien pre e  mesazheve provokuese për jetë të bukur dhe të pasur nëse i bashkangjiten idesë së Kalifatit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail