Një grua sulmuese me bombë vrau gjashtë njerëz në kishë në Nigeri

Potiskum, 5 korrik 2015 (MIA) - Një grua vetëvrasëse me bombë ka vrarë gjashtë persona sot në një kishë në Potiskum, qytet në veri të Nigerisë, vend ky që edhe më parë kishte pasur sulme të grupit militant Boko Haram, njoftojnë zyrtarë të Kryqit të Kuq.

“Njerëzit ishin duke shkuar në kishë kur sulmuesja hyri, përndryshe numri i viktimave mund të ishte më i madh”, ka thënë zyrtari i Kryqit të Kuq, Hasan Alhaji Muhammad, shkruan Reuters.

Militantët e dyshuar islamistë dhe sulmues me bomba kanë vrarë më shumë se 200 njerëz javën e kaluar, duke bërë që kjo periudhë të jetë më e përgjakshmja, gjë që ka shtyrë të bëhet thirrje për një takim ndërkombëtar për të koordinuar ofensivën kundër militantëve të Boko Haramit.

Presidenti i ri i Nigerisë, Muhammadu Buhari, pritet të takohet me kryeministrin britanik, David Cameron, pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Ndërkaq më 20 qershor do të takohet edhe me presidentin e SHBA-së Barak Obama dhe luftimi kundër Boko Haramit pritet të jetë në agjendë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail