Mogerini: Irani dhe gjashtëshja më nuk do ta zhvendosin afatin për përfundimin e negociatave

Vjenë, 6 korrik 2015 (MIA) - Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nuk do ta zhvendosin afatin për përfundimin e negociatave për çështjet bërthamore, për të cilat data përfundimtare është 7 korrik, deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, cituar nga TASS.

"Rregulli është i tillë që nëse punoni ndaj planit 'A', duhet edhe të përmbaheni ndaj tij, ndërsa ky plan duhet të përfundojë nesër, më 7 korrik", tha Mogerini.

Herën e fundit, kur në Vjenë u mblodhën ministrat, kishte takime bilaterale në të cilat dhanë udhëzime politike, deklaroi ajo.

"Tani jemi këtu për të konfirmuar se mund ta përfundojmë marrëveshjen", tha Mogerini.

Sipas saj, "pikërisht tani duhet të merren vendime politike".

Sipas saj, nesër do të ketë mbledhje plenare të ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe të gjashtë forcave botërore.

Një burim diplomatik nga delegacioni perëndimor në negociatat në Vjenë, deklaroi se drejtorët politikë të Iranit dhe të gjashtë forcave botërore kanë propozuar zgjidhje për të gjitha çështjet kontestuese, por fillimisht paraprin dakordim i parametrave për ta nga shefat e diplomacive.

Ai konfirmoi se negociatat po hyjnë në fazën vendimtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail