Ash Shabab merr përgjegjësinë për sulmin në Kenia

Mogadishu, 7 korrik 2015 (MIA) - Grupi islamik somalez Ash Shabab mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kenia fqinje, njoftoi zëdhënësi i saj.

Ekstremistët njoftuan se kanë vrarë 10 të krishterë.

Sulmi është pjesë e operacionit tonë kundër Kenias, deklaroi zëdhënësi i Ash Shabab për operacionet ushtarake sheiku Abdiazis Abu Musab.

Të paktën 15 persona janë vrarë, ndërsa 11 janë lënduar në një sulm në pjesën verilindore të Kenias gjatë natës, njoftuan paraprakisht autoritet keniane. Sulmi është kryer pak pas orës 2, mbrëmë në kompleksin, ku jetojnë punëtorët e gurores.

Sulmi është kryer në afërsi të qytetit Mandersa, pranë kufirit me Somalinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail