Obama dhe Erdogan kanë biseduar me telefon për sulmin në Suruç

Stamboll, 23 korrik 2015 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan janë pajtuar që të punojnë së bashku në parandalimin e luftëtarëve të huaj, të cilët përmes kufirit të Turqisë, i bashkohen grupit militant Shteti Islamik, thotë Shtëpia e Bardhë.

Të dy liderët, kanë zhvilluar një bisedë telefonike dje, ku janë pajtuar gjithashtu që të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Shumica mijëra luftëtarëve të huaj, nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara, që i bashkohen Shtetit Islamik në luftë në Siri dhe Irak, kanë hyrë nëpërmjet qyteteve turke në kufi me Sirinë.

Më herët Turqia kishte hezituar që të përfshihej në luftën që po zhvillohej në shtetet e saj fqinje. Por, një bombardim i madh i kryer nga Shteti Islamik në qytetin turk që është në kufi me Sirinë, ku u vranë 32 njerëz, duket se ka nxitur Erdoganin në marrjen e masave më të forta.

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Obama ka dënuar dënimet në qytetin Suruç, si dhe sulmin e dytë, ku u vranë dy policë turq dhe i ka ofruar ngushëllimet e tij për këto ngjarje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail