Gjeneral Dempsi kërkoi që KB-ja të formojnë forca për reagim të shpejtë për misionet paqesore

Nju-Jork, 29 korrik 2015 (MIA) - Një gjeneral i lartë amerikan paralajmëroi se bota rrezikon të bëhet e pandjeshme për problemet dhe vuajtjet e shkaktuara nga kriza ndërkombëtare dhe apelon deri te liderët dhe qeveritë botërore që ta njohin realitetin dhe të ndërmarrin aksione adekuate.

Në takimin në Kombet e Bashkuara dhjetëra ambasadorë dhe atashe ushtarak, shefi i Shtatmadhorisë së bashkuar të forcave të armatosura amerikane Marti Dempsi deklaroi se në karrierën e tij ushtarake 41-vjeçare asnjëherë nuk ka qenë dëshmitar i ndryshimeve të ngjashme të rëndësishme në sferën e sigurisë ndërkombëtare.

Gjeneral Dempsi theksoi se operacionet paqesore të KB-së duhet të jenë në hap me ndryshimet e këtilla dhe kërkoi mbështetje më të madhe  diplomatike nga 193 vende-anëtare të KB-së për operacione të këtilla. KB-ja për momentin ka 120.000 paqeruajtës në 16 misione.

Gjenerali amerikan kërkoi nga KB-ja që të formojë forca për reagim të shpejtë për misionet paqesore, angazhim të personelit të kualifikuar ushtarak dhe policor dhe modernizim të armëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail