Ministri francez i Punëve të Jashtme për vizitë në Iran

Teheran, 29 korrik 2015 (MIA) - Shefi i diplomacisë franceze Loran Fabius sot mbrriti në Teheran me qëllim që të ripërtërihen lidhjet bilaterale pas firmosjes së marrëveshjes bërthamore të 14 korrikut midis Iranit dhe gjashtëshes.

"Kjo është vizitë e rëndësishme. Ne jemi dy vende të mëdha të pavarura, dy civilizime të mëdha. Me të vërtetë viteve të fundit nga arsye të panjohura lidhjet midis nesh u dobësuan, por tani falë marrëveshjes bërthamore do të ketë mundësi për ndryshim të gjërave", theksoi Fabius para takimeve me përfaqësuesit iranianë.

Është paraparë që Fabius të takohet me ministrin iranian të Punëve të Jahstme Mohamad Xhavad Zarif dhe me presidentin Hasan Rohani, me ministrin e Naftës Bixhan MNamdar Zangane, me ministrin e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë Mohamad Reza Namatzade, si dhe me zëvendëskryeministren e obliguar për mjedis jetësor Masumeh Ebtekar.

"Për Iranin dhe Francën vizita është mundësi për ripërtërirje të marrëdhënieve në disa sfera, para së gjithash në ekonomi, për shkak pason punë e përbashkët për shumë gjëra", theksoi Fabius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail