Afganistan: Lideri i talebanëve Mullah Omar është i vdekur

Kabul, 29 korrik 2015 (MIA) - Një zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Afganistanit i tha sot Radios Evropa e Lirë, se qeveria ka konfirmuar se lideri taliban, Mullah Mohammad Omar, është i vdekur prej vitit 2013.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Por, në një raport nga Televizioni Kanali Një në Afganistan, janë cituar burime qeveritare që kanë thënë se lajmi për vdekjen e Mullah Omarit, i ishte dhënë qeverisë afgane nga qeveria në Pakistan dhe është thënë se lideri taliban ishte vrarë.

Në të kaluarën ka pasur shumë raporte për vdekjen e Mullah Omarit, por sot për të parën herë zyrtarët afganë e kanë konfirmuar lajmin.

Por, zëdhënësi zyrtar taliban disa herë i ka përgënjeshtruar raportet për vdekjen e Mullah Omarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail