Autoritetet i identifikojnë mbetjet e gjetura të aeroplanit në Reunion

Paris, 30 korrik 2015 (MIA) - Pjesëtarët e xhandarmerisë franceze dhe të shërbimit për transport ajror filluan me identifikimin e pjesës së krahut të aeroplanit, që u zbulua dje në bregun e qytetit San Andre në ishullin Reunion në Oqeanin Indian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, ata i kanë matur dimensionet e pjesës së aeroplanit, si dhe predhat që ishin ngjitur për të dhe po e vlerësojnë shpenzimin e tij. Konstatimi i parë është se pjesa e aeroplanit kishte qëndruar një kohë të gjatë në ujë.

Pjesa e aeroplanit është e gjatë rreth dy metra dhe ishin të nevojshëm 5 persona për ta bartur. Analizat vazhdojnë edhe më tej, duke e pas parasysh se çdo pjesë e aeroplanit është me referencë dhe mund të gjindet se cilit aeroplan i takon.

Malajzia paralajmëroi dërgimin e ekspertëve të saj në ishullin francez për t'i analizuar mbetjet, por bëri thirrje edhe në kujdesie duke e pas parasysh se pas zhdukjes së aeroplanit "Boing 777" të "Malajzia Erlajns", i cili ka fluturuar në linjën Kualla Lumpur-Pekin, më 8 mars të vitit 2014, janë paraqitur shumë hipoteza.

Autoritetet malejziane dhe australiane dyshojnë se aeroplani është rrëzuar në pjesën jugore të Oqeanit Indian, jo larg nga qytetit Pert. tani shtrohet pyetja nëse pjesët e aeroplanit kanë mundur të "lundrojnë" të bartura nga rrymat detare deri në Reunion, i cili gjendet në skajin e kundërt nga Oqeani Indian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail