Bllokada ndaj Jemenit mori po aq viktima sa edhe lufta

Riad, 31 korrik 2015 (MIA) - Bllokada e vendosur në Jemen nga koalicioni arab po merr po aq viktima civile sa edhe lufta, deklaroi Xhoan Liu, krytare e Mjekëve pa kufij.

"Meqenëse ndihma po pengohet të arrijë deri tek popullata e cila po vuan në luftën në Jemen, bllokada po vret po aq sa edhe konflikti i armatosur", deklaroi ajo.

Liu shtoi se gjendjen humanitare në Jemen organizatat joqeveritare e cilësuan si katastrofale, katër muaj pas fushatës ushtarake që koalicioni arab, i kryesuar nga Arabia Saudite po e zhvillon kundër kryengritësve shiitë Huthi.

Pas granatimeve katërmuajshe, KB i bëri thirrje Arabisë Saudite ta heqë bllokadën detare drejt porteve jemenase. Jemen importon 90 për qind të derivateve të naftës he produkte ushqimore, ndërsa lidhur me medikamentet dhe produktet farmaceutike tërësisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail