Kanadaja do t'i japë Irakut 6,4 milionë dollarë amerikan për luftën me SHI-në

Otava, 31 korrik 2015 (MIA) - Kanadaja do të sigurojë ndihmë për Irakun prej 8,3 milionë dollarë kanadeze për luftë me grupin terrorist Shteti Islamik, kumtoi ministri kanadez i Punëve të Jashtme Robert Nikollson.

Deklaratën e dha pas takimit me përfaqësuesit e shteteve nga koalicioni i cili lufton kundër SHI-së.

Në takimin në Kuebek merr pjesë edhe gjenerali amerikan Xhon Alen dhe ministri irakian i Punëve të Jashtme Ibrahim al Xhafari. Mjetet do të shfrytëzohen për dorëzim e armëve jo vdekjeprurëse deri në Irak, për programe irakiane për çminim, për ndihmë humanitare për refugjatët.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria e kryeministrit Stiven Harper vendosi të marrë pjesë në luftën kundër SHI-së duke dërguar një grup ajror dhe 600 ushtarë për "mbështetje të misionit ajror".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail