Pjesët e gjetura të aeroplanit në Reunion sipas të gjitha gjasave janë nga "Boingu" i zhdukur

Sidnei, 31 korrik 2015 (MIA) - Drejtorisë i Byrosë australiane për siguri në qarkullimin ajror, Martin Dolan për BI-Bi-Si deklaroi se është "shumë e mundshme" që mbetjet e aeroplanit që u paraqitën në ishullin francez Reunion në Oqeanin Indian, i përkasin aeroplanit  të zhdukur malajzian "Boing 777".

"Pjesët tani analizohen, por me siguri bëhet fjalë për aeroplanin malajzian, sepse nuk rast tjetër të regjistruar të zhdukjes së ndonjë "Boingu" nga ky lloj, deklaroi Dolan, i cili udhëhiqte me ekipin australian të ekspertëve që ishin në kërkim të fluturakes.

"Boing 777" i kompanisë "Malejzia Erllajns" në fillim të marsit të vitit të kaluar u zhduk menjëherë pas fluturimit, së bashku me 239 udhëtarë dhe anëtarët e ekuipazhit. Aeroplani fluturoi në linjën e tij të rregullt nga Kuala Lampur për në Pekin.

Autoritet malajziane vlerësuan se, sipas sinjaleve të aeroplanit të regjistrua nga sateliti, fluturakja eventualisht është rrëzuar në pjesën jugor të Oqeanit Indian. Kërkimi i fluturakes vazhdoi tërë këto 18 muaj, por në janar të këtij vitit Qeveria e Kuala Lmapur të gjithë udhëtarët e aeroplanit i shpalli të vdekur.

Autoritet franceze pjesët e gjetura i transferuan në analiza të hollësishme në Tuluz në Francë me qëllim  që të konfirmohet nëse ata janë nga "Boingu" i "Maljezia Ejrallajns".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail