Keri dhe Lavrov do të bisedojnë për aleancën kundër Shtetit Islamik

Kuala Lumpur, 5 gusht 2015 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri do të takohet sot në Kuala Lumpur me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, i cili punon në atë që të nxitë marrëveshje mes Sirisë dhe vendeve të atij rajoni për themelimin e aleancës për luftë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Keri dhe Lavrov në margjinat e samitit të Asociacionit të Azisë Juglindore (ASEAN) në Malejzi "do të bisedojnë për shumë çështje nga interesi i përbashkët", paralajmëroi një përfaqësues i lartë anonim i Departamentit të shtetit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Moska zyrtare punon në atë që Qeveria siriane dhe vendet në atë rajon, duke e përfshirë Arabinë Saudite, të vendosin aleancë  për luftë kundër militantëve të SHI, të cilët ndërmorën pjesë më të mëdha të territorit sirian gjatë luftës qytetare mes forcave të qeverisë siriane dhe kryengritësve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail