"E hëna e zezë" për bursat botërore

Nju-Jork, 25 gusht 2015 (MIA) - Bursat globale të aksioneve përjetuan dje rënie të dukshme, ndërsa çmimet e bursave të mallrave arritën minimumin e ri nën ndikimin e gjendjes ekonomike në Kinë, dhe për shkak të druajtjeve nga ngadalësimi i dëmshëm i ekonomisë së dytë për nga madhësia në botë.

Vlera e aksioneve në bursat kineze po ulet nga mesi i qershorit kur ishin më të larta, për ç'arsye autoritetet ngritën intervenime të gjera në përpjekje për ta mposhtur këtë trend, por as intervenimet më tër eja të tregut në pekin nuk arritën ta kthejnë besimin, lajmërojnë mediumet perëndimore.

Pothuajse rënia prej 9 përqindëve e aksioneve në Kinë i goditi bursat globale, kështu që indeksi industrial amerikan Dau Xhons humbi më shumë se njëmijë pikë, para se Uollstrit t'i zbusë humbjet, prëderisa idneksi S&P500 "u fundos" më shumë se tre për qind.

"Nuk ka dyshim se paniku po bie në Uollstrit", thotë Majkëll Holand në intervistën për televizionin Blumberg, duke e quajtur ditëpn e jeshme - e hëna e zezë.

Ai shtoi se kjo është punë psikologjike që po përhapet çdokund.

Bursa të caktuara evropiane gjithashtu dje regjistruan humbje mbi shtatë për qind në tregtimin e pasdites.

Londinezja FTSE 100 u ul për 4,67 për qind, KAK 40 parisien u ul për 4,70 për qind, që është rënia e tij më e madhe prej nëntorit të vitit 2011. Në mesin e bursave të tjera evropiane të cilat ishin të goditura nga "e hëna e zezë" me humbje mbi pesë për qind janë edhe bursat në Amsterdam, Bruksel, Milano, Madrid dhe Osllo. Edhe bursa greke regjistruan ulje për më shumë se 10 për qind. Aksionet e bursës në Shangaj "u undosën" për 8,49 për qind është rënia më e madhe që prej shkurtit të vitit 2007.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail