I dyshuari për vrasjen e gazetarëve në Virxhinia në gjendje kritike

Uashington, 26 gusht 2015 (MIA) - I dyshuari për vrasjen e dy gazetarëve në shtetin federal amerikan Virxhinia gjatë bastisjes policore ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Policia në Virxhinia kumtoi se gjatë bastisjes i dyshuari, i cili është identifikuar si Uester Fllanangan (41) ka pësuar aksident në komunikacion, pasi me automjetin ka dalë nga rruga dhe se është gjetur me plagë.

Jeta e tij është në rrezik dhe ai është hospitalizuar, theksoi policia.

Tragjedia ka ndodhur herët në mëngjes sipas kohës lokale, në qendrën tregtare në vendin Bedford, ku janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri me ç'rast gazetarët dhe bashkëbiseduesit e tyre kanë tentuar të fshihen.

Televizioni Dabëllju-Di-Bi-Xhej Sevën (WDBJ 7) njofton se është vrarë gazetarja Alison Parker (24) dhe kameramani Adam Uord (27) dhe se drejtoresha ekzekutive e Odës ekonomike e rajonit "Smit Mauntin Lejk", Viki Gardner e cila është intervistuar është qëlluar në pjesën e shpinës dhe është hospitalizuar.

Vrasja është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin në të cilin punonin gazetarët. Derisa reporterja e ka intervistuar Gardnerin janë dëgjuar të paktën tetë të shtëna dhe kamera e kolegut të saj ka rënë në tokë. Ajo ka vazhduar të punojë dhe i ka xhiruar këmbët e sulmuesit, si dhe britmat e fundit të gazetarëve.

Paraprakisht sot guvernatori i shtetit federal amerikan Virxhinia, Teri Makolif deklaroi se vrasësi i dyshuar i dy gazetarëve të televizionit lokal, të cilët janë qëlluar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt, është identifikuar.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, por për vepër penale.

Fllanagan i cili gjithashtu ka punuar në televizion si reporter një vit duke e përdorur pseudonimin Bris Uilliams, paraprakisht është larguar nga puna edhe pse shkaqet nuk bëhen të ditura akoma.

Gjatë ditës Fllanangan në llogarinë e tij në Tuiter me pseudonimin e tij i ka publikuar videot në të cilat shihet se si u afrohet gazetarëve nga pas dhe e drejton armën drejt tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail